×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Shko në shtëpi, marre” – Çitaku i reagon Bislimit pasi nuk e nderoi himnin e Kosovës

    Insajderi
    18 February 2023 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dyti i qeverisë kosovare, Besnik Bislimi, nuk lëvizi as edhe një muskul të vetëm ndaj himnit të Kosovës për ta nderuar atë gjatë një ndeshje futbolli.

    Një injorim i tillë i Bislimit, zgjoi indinjatën e Nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, e cila i tha zëvendësit të kreut të qeverisë, “të shkojë në shtëpi” derisa e quajti “marre” indiferencën e Bislimiut.

    E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak. Marre”, shkroi Çitaku.

    Zv/kryeministri i parë Besnik Beslimi, gjatë intonimit të himnit të Republikës së Kosovës në një ndeshje miqësore futbolli, qëndroi indiferent dhe nuk lëvizi asnjë muskuj për të nderuar tingujt që përfaqësojnë shtetin e Kosovës.

    Kjo ndeshje u zhvillua në fushën qendrore të Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali, në orën 13:00 dhe ishte pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e Pavarësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark