×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shkoi për të inspektuar tërheqjen e ushtrisë serbe në Novi Pazar, ambasadori amerikan ndalet për të ngrënë mantija

    Insajderi
    06 October 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Hill dje ka udhëtuar në Novi Pazar të Serbisë për të verifikuar nëse është tërhequr ushtria nga zona kufitare.

    Disa media në Serbi kanë raportuar se diplomati amerikan fillimisht zbarkoi në helikopterin e Ushtrisë Serbe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë dhe më e vizitoi kazermën “Rifat Burxheviq Trsho” në Novi Pazar.

    Ndërsa, më vonë u konfirmua se Hill ka shkuar atje me ambasadorin e BE’së në Beograd Emanuele Giaufret.

    Atje janë takuar me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviq.

    Hill pak minuta më parë shkroi se fatmirësisht në Novi Pazar ka udhëtuar me veturë “përndryshe s’do mund të ndaleshim për mantija atje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark