×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkolla e mjekësisë në kryeqytet e mbajti ndërrimin e parë – pritet të vendoset nëse do të vazhdohet me mësim

    Insajderi
    01 September 2022 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në orët e paradites u raportua shkolla e mesme e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë është duke e mbajtur mësimin. Ashtu edhe ka ndodhur, mësimdhënësit kanë mbajtur ndërrimin e parë.

    Ekipi i Gazetës Insajderi ka qenë i pranishëm në këtë shkollë, për të parë më saktë se çka po ndodhë.

    Mësimdhënësit kanë refuzuar të flasin para kamerës, por njëri nga ata që ka dashur të mbesë anonimi tha se mësim deri në këto orë është mbajtur derisa ka shtuar se pritet të vendoset nëse do të vazhdohet kështu.

    “Deri në këto momente ka qenë duke u mbajtë mësimi, tash janë mbledh sërish mësuesit për të parë nëse do të vazhdojnë”, tha ky mësimdhënës shkurt për Insajderin.

    Ndërkohë, Gazeta Insajderi raporton se në tri shkolla fillore “Naim Frashëri, “Xhemail Mustafa” dhe “Faik Konica”, nuk po mbahet mësimi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark