Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në komunën e Obiliqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.
Në këtë aksion ka asistuar edhe Policia e Kosovës. Shkyçja e ujit është bërë në katër lokacione. Lokacioni i fundit ishte shkolla Zenit me më së shumti borxh ndaj ujësjellësit.
Borxhi ishte 6020 euro, dhe pagesa e fundit e kësaj shkolle ndaj ujësjellësit ishte bërë në vitin 2019.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: