×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 12 numri i minatorëve të lënduar, dy në gjendje të rëndë

    Insajderi
    17 January 2024 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme 12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës. Dy nga minatorët, njofton Spitali i Mitrovicës se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas njoftimit, thuhte se ata kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), shkruan Insajderi.

    “Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në njoftim.

    Spitali i Mitrovicës del me një njoftim:

    Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12minatorë.

    Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.

    Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark