×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkon në 6 numri i viktimave nga orteku i borës në Francë

    Insajderi
    10 April 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë, kanë deklaruar autoritetet lokale për AP.

    Zyra e prokurorit në Bonneville, në rajonin Haute-Savoie, tha se trupi i një personi të gjashtë u gjet pasi kërkimet rifilluan të hënën në mëngjes.

    Nga kërkimet u gjetën edhe tetë persona të tjerë pa lëndime, përderisa një person u dërgua në spital me lëndime të lehta.

    Gjatë raportimeve nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave.

    Orteku të dielën u rrëzua nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie. Radioja lokale “France-Bleu” e vuri në dukje madhësinë e ortekut në 1000 metra të gjatë dhe 100 metra të gjerë.

    Ndërkaq, agjencia kombëtare e motit “Meteo France” nuk kishte lëshuar ndonjë paralajmërim specifik për ortekët për të dielën, duke e vlerësuar rrezikun si “të kufizuar”.

    Alpet janë një vend kryesor pushimesh gjatë fundjavës së Pashkëve të Francës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark