×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shkrimi i sponzoruar nga Oda Ekonomike në Economist Impact, flet Lulzim Rafuna

    Insajderi
    29 August 2023 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetët e VV-së sot shfrytëzuan rastin për tu lavdëruar me Qeverinë, duke shpërndarë një shkrim të gazetës britanike “The Economist”. Madje deputetja e kësaj partie Fitore Pacolli sulmoi mediat në Kosovë se nuk po paraqesin rezultatet e Qeverisë. E gjitha kjo i shkoi keq. Pasi shkrimi të cilit iu referua ajo ishte i sponzorizuar.

    ”Economist Impact”, ka publikuar shkrimin e sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ,në të cilin Kosova vlerësohej shembull në Ballkan duke theksuar rritje ekonomike.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për Gazetën Insajderi se kjo u bë me qëllim të promovimit të ekonomisë.

    Nuk është e rëndësishme se sa ka kushtuar artikulli i sponsorizuar me rendësi është që kompanitë, ekonomia e Kosovës është promovuar“, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark