×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shkrimtari Jose Saramago për leximin

    Insajderi
    27 July 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    – Domethënë që duhet të lexojmë në tjetër mënyrë…

    – Si vallë?

    – Aspak nuk nevojitet të lexojnë të gjithë në mënyrë të njëjtë. Ngaqë gjithkush mund të sajojë mënyrën e vet të leximit; ka nga ata njerëz që e kalojnë tërë jetën e tyre duke lexuar pa arritur kurrsesi të bëjnë diçka më qenësore se leximi mirëfilli, prandaj ngelen si të ngjitur pas faqes së librit, pa mundur dot të kuptojnë se fjalët janë porsi gurët që i vendosim për të kaluar nëpër rrjedhën e rrëmbyer të një lumi, meqë aty ndodhen vetëm për të na mundësuar të shkojmë gjer në bregun tjetër, sepse pikërisht bregu tjetër ka rëndësi jetike.

    – Përveç… Përveçse?…

    – Përveçse mund të rastisë që këta lumenj ndoshta nuk kanë vetëm dy brigje, por shumë brigje të panumërta, prandaj gjithkush që lexon me ëndje të shndërrohet në bregun e tij vetjak, ndërsa veç në bregun e tij secili lexues të duhet gjithmonë të arrijë përmes leximit.

    Përktheu nga portugalishtja:

    Elvi Sidheri

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark