Kampioni në fuqi, Ballkani ka kaluar pa ndonjë problem në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, është futur në histori të futbollit të Kosovës me hat-trickun e shënuar ndaj La Fioritas të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes dhe rekordit të thyer, Rrahmani tha se ndihet krenarë për golat e realizuar, shkruan Insajderi.
“Do e mbaj mend gjatë gjithë jetës dhe jam shumë krenar. Këto gola më japin shumë më shumë motiv për të vazhduar. Shpresoj që të vazhdojë me më shumë gola” – tha Rrahmani.
Ndryshe, Ballkani në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.
/Insajderi.org