“Shmokla”, analisti Mirena i referohet me një epitet të ri kryeministrit Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Shmokla”, analisti Mirena i referohet me një epitet të ri kryeministrit Kurti

    Insajderi
    20 November 2022 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është shtyer për një ditë, masa e gjobitjes për ngasësit e veturave me targat ilegale serbe.

    Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, në të cilin specifikohet se masa për qortim, mbetet në fuqi edhe më 21 nëntor.

    Lexo edhe:

    ”Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet mes tjerash.

    Lexo edhe:

    Pas këtij vendimi ka reaguar analisti Ilir Mirena, i cili ia ka vënë një epitet të ri kryeministrit Albin Kurti.

    “Shmokla e paska shty pak afatin për targa. Kur e shtyn njëherë, e shtyn gjithherë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, më herët, në tetor kur vendimi kishte hyrë në fuqi, thuhej se gjobitja do të fillonte nga 21 nëntori.

    “…nga data njëzet e një (21) nëntor deri me datë njëzet e një (21) janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi”, thuhej më 31 tetor.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark