×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shoferi ka humbur kontrollin”, vetaksident në Suharekë vetura futet në barnatore

    Insajderi
    26 February 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vetaksident ka ndodhur sot në Suharekë, ku vetura ka goditur objektin e një barnatoreje.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se një person është lënduar.

    “Sot me datë 26.02.2024 , rreth orës 14:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Brigada 123 në Suharekë. Një automjet gjatë lëvizjes, pasi që ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, automjet për pasagjere ka goditur një barnatore. Si pasoje e aksidentit një person është lënduar (pasagjere) në automjet si dhe janë shkaktuar dëme materiale”,tha ai.

    Një media lokale ka publikuar pamje të veturës që është futur brenda barnatores.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark