×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shokon Abdixhiku- Ende pa ardhur në pushtet flet si autokrat kundër analistëve

    Insajderi
    21 March 2024 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti i dikurshëm që kishte fituar simpatinë e ish-shefit të tij, Isa Mustafës, çuditërisht ka dhënë deklaratë kundër njerëzve që bëjnë punë të ngjashme si ai.

    Kundër analistëve.

    Abdixhiku para se të bëhej deputet i LDK’së ishte thjesht një analist jo shumë i famshëm dhe jo shumë i respektueshëm.

    Por, me analizat e tij kishte arritur ta fitonte simpatinë e një njeriut. Isa Mustafës. Ai e kishte futur në LDK dhe në listën për deputet.

    Por, tash pas disa viteve Abdixhiku ka nisur një fushatë linçimi kundër analistëve që e kritikojnë partinë e tij.

    Ai sonte në studio televizive ka shpërthyer kundër analistëve. Është treguar më brutal se sa kryeministri Kurti, i cili kritikohet si autokrat. Abdixhiku ka përdorur diskurs identik me atë të Dimal Bashës për sa i përket komentimit të punës së analistëve.

    Lexojeni të plotë deklaratën e Abdixhikut, e cila i ngjason fjalorit të deputetit Basha:

    “Pse ata bën mem sulmu mua e unë s’po bëjka. Po kontribojnë në kontrabatë dhe në dëmtimin e përpjekjeve që po i bëjmë. Dikush me agjendë, dikush pa vetëdijë, dikush se s’din, dikush se ka inate personale”, Unë kam konsideratë për njerëzit që i kam miq, i respektoj edhe kur kemi mendime të kundërta. I takoj, flas me ta, më intereson pse mendojnë ndryshe, por kritikën e padrejtë duhet ta themi”

    “Unë do të doja që njerëzit tanë të ballafaqoheshin me qeverinë, e jo me analista sepse është keqkuptu edhe roli i analistave. Thotë jemi në debat, jo more zotëri nuk jemi në debat me ty, unë kam debat me atë që është në garë për vota. Unë s’kam interes të debatoj me ty. Një analist tërë ditën rrin në kafe, rrin flejtë, çohen në mbrëmje, një parti të tërë e analizon edhe është në gjendje me gjyku. S’du të përballem me analista, gabim është”, tha Abdixhiku në Pressing.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark