×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Shokon këngëtarja e njohur: Më kanë dhunuar gjithë jetën

    Insajderi
    18 April 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në verën e vitit 1998, në një qendër për adoleshentët me probleme në Utah, 17-vjeçarja Paris Hilton ri–shpiku veten.

    “Kisha aq shumë dhimbje sa krijova këtë jetë fantazioze të kukullës Barbie. Ishte një personazh që e vendosa si maskë për të mbrojtur veten”- thotë trashëgimtarja e familjes që zotëron rrjetin e famshëm të hoteleve.

    Ajo të pretendonte se ishte një vajzë e quajtur Amber Taylor, dikush që ndryshe nga ajo nuk ishte përdhunuar nga një i panjohur, apo që nuk ishte rrëmbyer nga shtrati i saj nga burra të maskuar të punësuar nga prindërit e saj të shqetësuar për fatin e saj.

    Që në moshë të re, ajo kishte mësuar të modulonte zërin e saj derisa të tingëllonte si “i zhurmshëm dhe joshës”, ngjashëm me operatoret e linjave të nxehta në telefon, reklamat e të cilave ajo do t`i shihte në TV natën vonë. Ajo lloj shtirje u bë për të një lloj lirie.

    “Familja ime ka dashur gjithmonë që unë të isha shumë korrekte. Por unë nuk doja të njihesha si mbesa e pronarëve të Hoteleve Hilton. Doja të njihesha si dikush tjetër”,- shton ajo. Kësisoj Paris u bë një shembull i sjelljeve të tepruara të brezit të saj.

    Së bashku me mikeshën e saj Nicole Richie, Hilton u bë e njohur në një shfaqjen televizive komike “The Simple Life” në vitet 2003-2007. Më pas ajo publikoi një album muzikor dhe luajti në disa filma.

    Ajo lidhi një miqësi të ngushtë më këngëtaren Britney Spears.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark