×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndanë 200 mijë euro pas vërshimeve në Kosovë, 50 mijë për Turqi e Siri

    Insajderi
    10 February 2023 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka ndarë 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpive apo renovimin e tyre pas vërshimeve që ndodhën në disa qytete të Kosovës.

    Po ashtu, kjo shoqatë ka ndarë edhe 50 mijë euro për viktimat e tërmetit që ndodhi në Turqi e Siri.

    Në njoftimin e kësaj shoqate thuhet që bazuar në marrëveshjen që kanë me Fondacionin “Behgjet Pacolli” fondet e ndara nga kjo shoqatë dhe ato të fondacionit Pacolli do të bashkohen për t’i konkretizuar këto ndihma.

    Ndryshe, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” zonat e prekura nga vërshimet në Kosovë i ka ndihmuar edhe me pako ushqimore përmes aksioneve që ka organizuar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark