×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shorti i eliminatoreve: Klubet shqiptare me sytë nga Zvicra, sot mësojnë kundërshtarët

    Insajderi
    14 June 2022 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrugëtimi i skuadrave shqiptare në Europë do të nisë mesditën e sotme, me Tiranën që do të përjetojë e para ankthin e pritjes për të mësuar se cilin kundërshtar do t’i vendosin goglat përballë.

    Shorti i turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve do të hidhet në orën 12:00, teksa bardheblutë kanë mësuar një ditë më parë edhe me 5 kundërshtarët e mundshëm, që janë Ludogorets, Ferencvaros, Cluj, Maribor dhe Dudelange.

    Pikërisht këta të fundit do të ishin edhe kundërshtari më i mirë në letër për kampionët e Shqipërisë, të cilët do të provojnë të vazhdojnë sa më gjatë rrugëtimin e tyre në Europë.

    Vetëm 60 minuta më vonë, para ekranit do të vendosen klubet e Laçit dhe Partizanit, që do të presin me kërshëri shortin për turin e parë eliminator të UEFA Conference League.

    Bardhezinjtë do të peshojnë njërën mes 5 skuadrave si Sfintul George, Ruzomberog, Dila Gori, Iskra Danilovgrad dhe Gjilanit, teksa një derbi me klubin dardan do të ishte vërtetë interesant dhe i pari në nivel europian.

    Një derbi shqiptarësh mund të rezervojë fati edhe për Partizanin, që mund të “peshkojë” Deçiçin e Tuzit, teksa në listën e kundërshtarëve të mundshëm janë edhe Saburtalo, Ararat, Tuzla dhe Floriana.

    Vetëm një ditë më vonë, ose më 15 qershor, do të mësojë kundërshtarin e mundshëm edhe Vllaznia, që e nis aventurën europiane nga turi i dytë eliminator i Conference League./SS/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark