×
  • Showbiz
  • Show

    Shota-Lugatit: Jam e guximshme se kam bo foto gjysmë-nudo

    Insajderi
    02 January 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dyshja e shumëpërfolur e Big Brother Vip Kosovës, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari i njohur me nofkën Lugati, ditën e sotëm e kanë filluar duke rrëfyer për eksperiencat e tyre në realizmin e fotove nudo.  

    Baraliu ka treguar se në vitin 2010 ka realizuar foto gjysmë-nudo.

    Për të cilat, sipas saj, publiku dhe kolegët e kanë paragjykuar shumë por pa kaluar shumë kohë të njejtën e kanë bërë edhe ata.

    Najherë jam gjyku keq, najherë jam gjyku mirë. Ama, mas meje i kanë bo krejt. Se është dasht dikush me e marrë hapin e parë e unë jom kanë gjithmonë ajo që e ka marrë hapin e parë. N’fillim ju kanë dokë do sene që s’i kishin ba ama as ni vit s’ka shku krejt i kanë ba”, ka deklaruar ajo.

    Bisedën e ka vazhduar Gjon Karrica, i cili pohoi se ai ka realizuar foto komplet nudo e jo gjysmë-nudo si Shota.

    E cila, e ka pyetur nëse ka shfaqur edhe fytyrën në ato foto.

    Po po, me fytyrë e me krejt jom në foto”, është përgjigjur ai.

    Ndryshe aktorja javëve të kaluar ka debatuar ashpër më këngëtaren Ana Kabashi,  nëse gratë duhet të dalin në publikë pa sutjena.

    Ide ndaj të cilës Baraliu është shprehur të jetë kategorikisht kundër. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark