×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Shou Ibra” – rikthimi i tij me tensione, gol, karton të kuq dhe stili i ri i flokëve

    Insajderi
    12 September 2021 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zlatan Ibrahimovic sonte ka bërë rikthimin e tij nga lëndimi në ndeshjet e Milanit kundër Lazios, në “San Siro”, në kuadër të Serie A. Ibra sezonin e ri e nisi me gol, duke e ndihmuar skuadrën e tij në fitoren 2:0 ndaj Lazios, shkruan Insporti.com.

    Rikthimi i tij nga lëndimi i gjurit, i cili e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë, ka qenë i jo i zakonshëm.

    Ai përveç golit, tregoi edhe anën e tij agresive me të cilën jemi mësuar gjatë karrierës së tij.

    Krejt në fund, në aksionin e fundit të ndeshjes ai krijoi një tension, i cili përfundoi me përjashtimin me karton të kuq të Maurizio Sarrit, trajneri i Lazios.

    Gjithçka filloi pas një dueli në mes tij dhe mesfushorit Lucas Leiva. Ai kapi për qafe futbollistin brazilian të mysafirëve nga kryqyteti, duke krijuar tension dhe pa kënaqësi në kampin lacial.

    Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Daniele Chiffi, nuk mendoi dy herë dhe e përjashtoi Sarrin me të kuq në minutën e 90+5.

    Pas kartonit të kuq, futbollistët e të dy skuadrave krijuan tension por që nuk përfundoi me përleshje. Në atë tollovi, ishte i përfshirë edhe Vedat Muriqi, i cili tentonte të qetësonte bashkëlojtarët e tij.

    Krejt në fund, Ibra u qetësua nga spanjolli Pedro, i cili e përqafoi atë dhe shkëmbyen disa fjalë me të qeshura.

    Sulmuesi suedez sonte prezantoi edhe stilin e ri të flokëve. 

    Ibra golin e shënoi në minutën e 67-të, vetëm shtatë minuta pasi u inkudrua në lojë.

    Milani me këtë fitore e vazhdon fillimin e mirë të kampionatit, me tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara me nëntë pikë të grumbulluara. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark