×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpallet fajtore nëna që mbyti tri vajzat e saja në Zelandën e Re

    Insajderi
    16 August 2023 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një nënë u shpall fajtore të mërkurën për vdekjen e tre vajzave të saj të vogla në vitin 2021 në Zelandën e Re, një muaj pasi familja kishte emigruar nga Afrika e Jugut.

    Gjykata e shpalli Lauren Dickason fajtore për tre akuza për vrasjen e vajzës së saj 6-vjeçare dhe vajzave binjake 2-vjeçare. Dënimi vjen me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm.

    Më 16 shtator 2021, Dickason, u vendosi kabllot rreth qafës tre fëmijëve të saj, i mbyti ata dhe u përpoq t’i merrte jetën edhe vetes.

    Familja sapo ishte shpërngulur nga Pretoria, Afrika e Jugut pasi bashkëshorti i Dickason, kirurgu ortoped Graham, mori një punë në Spitalin Timarum, raporton Upi.

    Prokurorët e bindën gjykatën se ajo i kreu vrasjet si pasojë e zemërimit dhe stresit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark