×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

    Insajderi
    25 May 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit, ka njoftuar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, shkruan Insajderi.

    “Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, shkruan ai mes tjerash.

    Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023,

    Për informata më të hollësishme rreth kritereve të aplikimit: https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark