×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Shpati harron Dean dhe Nitën, nis lidhje të re dashurie

    Insajderi
    27 March 2023 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banori i “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, i cili e la shtëpinë dy javë më parë, vazhdon të jetë prezent në media. Kohët e fundit, ai ishte i ftuar në emisione e në intervista në Shqipëri, pasi po qëndron edhe për arsye personale.

    Një ditë më parë, ai ishte i ftuar në “E diell”, ku ka zbuluar se ka nisur një lidhje dashurie me modelen Klarisa Cena.

    Ata të dy u vendosën në një takim disa minutësh përballë njëri-tjetrit, ku u zbulua raportin që kanë. Shpati tregoi se ai dhe Klarisa janë njohur në prapaskenë, ku kanë folur dhe mesa duket tani janë bashkë.

    Madje kur Klarisën e kishin pyetur nëse do futej në Big Brother, ajo ishte përgjigjur: “S’më lë Shpati”.

    Mesa duket, Shpati harroi edhe Dean edhe Nitën të cilat brenda shtëpisë flirtonin me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark