×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpejtësia e internetit – Kosova me ngritjen më të lartë në botë

    Insajderi
    19 October 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi online “The Speedtest Global Index” ka bërë matjen e shpejtësisë së internetit në 181 vende të botës, ku Kosova ka shënuar ngritjen më të lartë në këtë ranglistë për sa i përket shpejtësisë së internetit në telefona mobilë për muajin shtator.

    E para në listën e “Mobile Global Performance” renditet Norvegjia me 126.94 megabajt për sekondë.

    Pas Norvegjisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kina e kështu me radhë.

    Edhe pse Kosova renditet e 72-ta në këtë listë, e veçanta është se sipas analizave të këtij shërbimi, shteti më i ri në Evropë ka shënuar një ngritje prej +42 vendeve në ranglistë nga muaji i kaluar.

    Ndërkaq, ngritje Kosova ka shënuar edhe për sa i përket internetit “broadband” në + 6 vende në krahasim me muajin e kaluar, apo e 76-ta nga 181 vende ku është testuar shpejtësia e internetit.

    Më mirë se Kosova në ranglistë për sa i përket shpejtësisë së internetit në telefon gjendet Shqipëria, e cila renditet e 51-ta, duke shënuar ngritje për pesë vende nga muaji i kaluar. Mirëpo, për internetin “broadband”, Shqipëria gjendet në pozitën 96 për këtë muaj, 20 pozita më dobët se Kosova.

    Nga rajoni, Maqedonia e Veriut gjendet më së miri – në vendin e 16-të me 7 pozita më lart se në muajin gusht për sa i përket internetit në telefon. Mirëpo, me internet “broadband” nuk i ka fare punët mirë, duke u renditur në pozitën 106./Klankosova/

    Për ta parë listën e plotë, klikoni KËTU.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark