×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpend Ahmeti i del në mbrojtje Kurtit lidhur me shtesat për fëmijë

    Insajderi
    06 April 2023 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka përkrahur Qeverinë Kurti lidhur me shtesat prej 10 euro që po ndahen për fëmijë, shkruan Insajderi.

    Ahmeti e ka cilësuar si ironik reagimin e opozitës se 10 euro “medemek kurgjë nuk janë shpenzimet e një familjeje”.

    Sipas tij opozita ka 100 gjëra tjera për të kritikuar qeverinë por jo për shtesat.

    “Edhe unë mendoj që shtesat 10 euro për fëmijë nuk mjaftojnë, por janë më shumë se zero. Kur dëgjoj opozitën se kritikon shtesat, medemek kurgjë nuk janë për shpenzimet e një familjeje, thjeshtë me duket ironike. Ato dhjetë euro nuk janë shumë por janë 10 më shumë se ju që i keni dhënë. Se edhe në kohën e juaj ka pas shpenzime familjare”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Prej 100 gjërave me e kritiku këtë qeveri, mos i zgjedhni ato që juve ju qesin edhe më keq. 10 euro nuk janë të njejta si për juve si për ata në nevojë”, ka thënë Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark