×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shpenzimet për mëditje u rritën e të hyrat u zvogëluan”, ky është raporti tre mujor për Komunën e Prishtinës

    Insajderi
    24 April 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raporti tre mujor për Komunën e Prishtinës, ka nxjerr në pah disa nga ngecjet të kësaj komunë. Prishtina po përballet me rënie të dukshme të hyrave dhe me rritje të shpenzimeve për paga dhe mëditje. Të hyrat kanë rënie prej afro 3 milionë më pak ndërsa shpenzimet janë rritur për 23.72%, shkruan Insajderi.

    Në raportin të cilin e ka parë Gazeta Insajderi për periudhën janar -31 mars 2024, theksohet se të hyrat vetanake kanë shënuar rënie, duke krahasuar me me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Rënia është e dukshme me 34.93%, duke pasur me afro tre milionë të hyra më pak në krahasuar me tremujorin e vitit paraprak.

    Sipas raportit kjo ka ndodhur nga të hyrat e tatimit ne pronë, të hyrat nga inspeksioni, taksa për certifikata dhe dokumente zyrtare.

    Aty theksohet se ndikim që të hyrat të bien ka pasur falja e tatimit në pronë.

    Grumbullimi i të hyrave buxhetore ka vazhduar gjatë këtij tremujori. Të hyrat tatimore dhe jotatimore kanë shënuar një rënie prej 34.93%, që korrespondon me 2,793,518.91 € më pak krahasuar me tremujorin e vitit paraprak. Kjo rënie ka ardhur në masë të madhe nga të hyrat e tatimit ne pronë, të hyrat nga inspeksioni, taksa për certifikata dhe dokumente zyrtare etj. Nga kjo performancë e të hyrave në këtë tremujor të vitit 2024, janë grumbulluar të hyra në vlerë prej 5,204,572.16 €“, thuhet në raport.

    Rriten shpenzimet e Komunës së Prishtinës

    Nga raporti tre mujor për Komunën e Prishtinës, vërehet se shpenzimet buxhetore janë rritur 23.72% krahasuar me shpenzimet e realizuara gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2023.

    Në arsyetim thuhet se kjo ka ndodhur për shkak se ka pasur shpenzime me të larta për paga, mëditje, mallrave dhe shërbimeve dhe shpenzimeve kapitale.

    Performanca e shpenzimeve Shpenzimet buxhetore kanë arritur në 18,444,507.42 € përgjatë tremujorit të parë të vitit 2024, apo 23.72% më shumë krahasuar me shpenzimet e realizuara gjatë së njëjtës periudhë të vitit paraprak. Kjo rritje kryesisht është nxitur nga ekzekutimi më i lartë i shpenzimeve për paga dhe mëditje, mallrave dhe shërbimeve dhe shpenzimeve kapitale“, thuhet në raportin që ka parë Gazeta Insajderi.

    Komuna e Përparim Ramës, ka rritur shpenzimet për paga dhe mëditje në vlerën prej 27.38% apo rreth 2,508,898.52€ më shumë krahasuar me faturën e pagave në periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    Shpenzimet për paga dhe mëditje gjatë këtij tremujori, shënuan vlerën prej 11,670,869.72 €, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 28.82% krahasuar me vlerën e përgjithshme të buxhetuar për këtë kategori për këtë periudhë. Fatura e pagave gjatë periudhës raportuese, paraqet në rritje prej 27.38% apo rreth 2,508,898.52€ më shumë krahasuar me faturën e pagave në periudhën e njëjtë të vitit 2023“, thuhet aty. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark