×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Shpërbërja e Federatës Ruse është afër, parashikon Bugajski

    Insajderi
    14 January 2023 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i gjeopolitikës, Januzs Bugajski, në një shkrim autorial ku analizon ngjarjet e fundit të agresionit rus në Ukrainë, Federatën Ruse e quan shtet të dështuar, e cila “nuk ka mundur të shndërrohet as në komb-shtet, as shtet civil e madje as shtet perandorak stabil”, transmeton Insajderi.

    “Është një Federatë vetëm në emër, ku qeveria qendrore ndjek politik të njëjtësimit etnik dhe gjuhësor dhe mohon çfarëdo pushteti të 83 republikave dhe rajoneve të vendit”, ka shkruar Bugajski.

    Eksperti konstaton se “mbicentralizimi” i Federatës Ruse ka ekspozuar dobësitë e saj, përfshirë tkurrjen ekonomike nga sanksionet ndërkombëtare, mposhtjet ushtarake në Ukrainë, të cilat sipas Bugajski, “edhe kanë shpalosur moskompetencën dhe korrupsionin e elitës sunduese ruse”.

    “Moska më në fund u ekspozua si një qendër perandorake grabitqare që po shterrte kapacitetin e saj për të mbajtur vendin të tërë. Megjithatë, shumica e liderëve perëndimorë ende nuk i shohin përfitimet e shpërbërjes së Rusisë”

    Rënia e Federatës Ruse do të jetë faza e tretë e kolapsit perandorak pas rënies së bllokut sovjetik dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990, konstaton Januzs Bugajski, transmeton Insajderi.

    “Ajo nxitet nga lufta për pushtet e elitave dhe rivaliteti i intensifikuar midis qeverisë qendrore dhe rajoneve të pakënaqur, të cilat mund të çojnë në luftëra civile dhe mosmarrëveshje kufitare në disa pjesë të vendit”.

    “Megjithatë, do të inkurajojë gjithashtu shfaqjen e shteteve të reja dhe federatave ndërrajonale, të cilat do të kontrollojnë burimet e tyre dhe nuk do t’i dërgojnë më njerëzit e tyre të vdesin për Perandorinë Moskovite”.

    Ndërsa Moska kthehet nga brenda, kapaciteti i saj për agresion të jashtëm do të zvogëlohet, sipas ekspertit ndërkombëtar.

    “Dhe si një shtet i cunguar, nën sanksione të forta ndërkombëtare dhe i privuar nga një bazë burimesh në Siberi, do të ketë një aftësi të reduktuar rëndë për të sulmuar fqinjët e tij”, shkruan mes tjerash ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark