×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpërfaqen dështime të thella menaxheriale të Flaka Surroit, paguan njerëz që nuk e dinë as orarin e lajmeve të KTV’së

    Insajderi
    29 January 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Flaka Surroi ka qenë gati për një dekadë njëra prej drejtuesve më të lavdëruara në sistemin medial. Por, viteve të fundit ka pasur edhe kritika publike për të për menaxhim jo efikas.

    Madje njëri prej njerëzve që merrë pagë nga Flaka Surroi ka zbuluar një fakt shokues për drejtoreshën e tij. Ka bërë publik një fakt të çuditshëm: Surroi ka në listë të pagave njerëz që kanë zero informacion për KTV’në.

    Ai ka dëshmuar publikisht se nuk e di orarin e saktë të lajmeve të KTV’së.

    Lajmet e KTV’së janë më të ndjekurat në Kosovë dhe janë arma e fuqishme e këtij mediumi në tregun medial të Kosovës.

    Në të kaluarën nuk ka pasur ndonjë rast që Flaka Surroi, drejtoresha e lavdëruar e mediave, ka paguar njerëz që nuk kanë dijeni për prodhimet e KTV ‘së.

    Duket se rasti i Rron Gjinovcit është rasti i parë i bërë publik.

    Nuk dihet se çfarë masa do të marrë Surroi ndaj Gjinovcit meqë postimi i tij ka ndikuar që njerëzit të tallen me televizionin nga i cili merrë pagë “analisti” që adhuron Albin Kurtin.

    Gjinovci që aktualisht është moderator i një emisoni debati në KTV, ka kërkuar nga ndjekësit e tij që t’i besohet vetëm lajmeve që transmeton ky televizion. Por, siç duket as ai vet nuk i shikon ato.

    Ky është postimi i Gjinovcit që mori vëmendje e kritika:

    Më vonë Gjinovci editoi postimin duke shënuar orarin e saktë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark