×
  • Showbiz
  • Show

    “Shpërthen” rrjeti kundër Soni Malaj, shkak deklarata për të bijën

    Insajderi
    22 March 2024 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është një personazh publik që rrallë herë flet për vajzën e saj Ana, e cila aktualisht është 12-vjece.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur është kritikuar nga fansat në lidhje me një deklaratë që ajo ka thënë në lidhje me vajzën e saj.

    Malaj ka folur për mëmësinë dhe rregullat që ajo i ka vendosur Anës, duke shtuar gjithashtu se ndonjëherë kërcet druri, deklaratë që nuk është pritur aspak nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

    “Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për të nuk ka shanse të ndodhë. Jam e rreptë”, ka thënë ndër të tjera Soni.

    Malaj theksoi se Ana nuk ka telefon edhe pse është 12 vjeç, por pranon se nuk e ndalon dot ekspozimin e saj ndaj rrjeteve sociale në klasë me shokët e shoqet. Ana e di që mami është nga Tropoja dhe është shumë fanatike. E di ajo që kërcet druri ndonjëherë dhe unë nuk toleroj shumë”, ka thënë Soni duke qeshur.

    Mirëpo, kjo deklaratë e këngëtares është kometuar shumë dhe nuk janë pak nga ata që shprehen të habitur për mënyrën si Soni flet për dhunën në vitin 2024-ën.

    “Çfarë është kjo kërcet druri në 2024-ën?”, shkruan një përdoruese e TikTok. “Nuk e di a e ke marrë parasysh që kjo fjalia për kërcitjen e drurit do e lëndojë vajzën tënde dhe mbase do bullizohet për këtë që ke thënë”, shkruan një tjetër.

    Edhe komente të tjetra e kritikojnë këngëtaren për deklaratën duke e quajtur kontradiktore, ndërsa ka edhe nga ata që e justifikojnë shprehjen dhe veprimin e Sonit, duke deklaruar se vetëm ashtu rritet fëmija.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark