×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shpërthim afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në Veri

    Insajderi
    16 November 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë rreth orës 23:30, është dëgjuar një shpërthim në Mitrovicën e Veriut.

    Dyshohet se një granatë dore është hedhur.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale për veriun, Veton Elshani.

    Elshani ka thënë se shpërthimi ka ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave.

    “Dyshohet për hedhje të granatës së dorës, afër qendrës së kontrollit teknik të veturave. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark