×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthimi i “Titan”, Obama ka për të thënë diçka

    Insajderi
    23 June 2023 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka shprehur kritikat e tij se përse tragjedia e nëndetëses Titani me 5 të vdekur ka marrë mbulim mediatik minutë pas minute, ndërkohë që një varkë që u fundos me 700 refugjatë në bord është injoruar.

    Krahasimet i bëri teksa po fliste në Fondacionin Stavros Niacrchos në Athinë, disa orë para se Roja Bregdetare e SHBA-ve të konfirmonte se nëndetësja kishte shpërthyer.

    “Është e papërshtatshme që ekspedita të ketë marrë më shumë vëmendje sesa qindra të vrarë nga mbytja e një varke në brigjet greke. Tragjedia me nëndetësen po merr mbulim minutë pas minutë në të gjithë botën. Kjo është e kuptueshme sepse ne të gjithë duam dhe lutemi që këta njerëz të shpëtohen. Por, fakti që kjo ka marrë shumë më tepër vëmendje sesa 700 njerëz u mbytën është një situatë e papërshtatshme. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e quajti atë një nga ‘tragjeditë më të këqija detare në dekadën e fundit”, u shpreh Obama.

    Varka e mbipopulluar me qindra refugjatë pakistanezë, sirianë, egjiptianë dhe palestinezë u fundos më 14 qershor, dy ditë para se turneu i OceanGate me vlerë 250,000 dollarë në rrënojat e Titanikut të raportohej i zhdukur. 82 pasagjerë janë gjetur të vdekur, 104 nga më shumë se 750 në bord janë shpëtuar, dhe pjesa tjetër janë ende të zhdukur. Më shumë se 100 fëmijë janë në mesin e të zhdukurve.

    Viktimat nga mbytja e nëndetëses Titan janë CEO i OceanGate Stockton Rush, eksperti francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet, miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    03 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark