×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi me granatë në Prizren- arrestohet njëri nga të dyshuarit

    Insajderi
    22 November 2023 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prizren njofton se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren.

    I dyshuari tashmë gjendet nën masën e ndalimit.

    Përmes një njoftimi për media, thuhet se 10 persona janë lënduar, derisa rasti është duke u hetuar.

    “Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se sot rreth orës 04:50 te mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshem mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njesitë relevante policore për të hetuar rastin. Lidhur me rastin, tre persona te dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masen e ndalimit, ndersa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark