×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi tek Lagja e Profesorëve, cak vetura e reperit kosovar?

    Insajderi
    12 April 2024 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth orës 07:00, sot Policia ka pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar, por 6 vetura janë dëmtuar.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Insajderin zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, tha ai.

    Sipas informacioneve fillestare, cak po dyshohet se ka qenë vetura e reperit, Agon Abdullahut i njohur me nofkën ‘Noga’, i cili e ka edhe shtëpinë në atë pjesë.

    Insajderi ju sjell pamjet e veturave që kanë mbetur të dëmtuara.

    Ndërkohë Borovci shtoi se përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

    Dyshimet e para, tha Borovci se janë për një grantë dore.

    “Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, konfirmoi ai.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark