×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shpëtim Selmani fiton çmim letrar “Kristali Vilenica” në Slloveni

    Insajderi
    11 September 2023 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në kuadër të edicionit të 38-të të Festivalit Ndërkombëtar Letrar Vilenica, njëri nga festivalet më të njohura të Evropës Qendrore, aktori, poeti dhe shkrimtari Shpëtim Selmani u nderua me çmimin “Kristali Vilenica” për vitin 2023, nga Shoqata e Shkrimtarëve te Sllovenisë.

    Fituesi i Kristalit të Vilenicës 2023 është përzgjedhur nga juria në përbërje nga Alesh Muster, Gregor Podlogar dhe Julija Potrç Shavli, të cilët thanë fjalë të ngrohta për fituesin, duke theksuar në vlerësimin e tyre se bëhet fjalë për një poezi që, pavarësisht referencave dalluese, lundron nëpër peizazhet e poezisë moderne dhe që pas leximit lë mbresa dhe kujtohet gjatë.

    Vlerësimi i jurisë letrare:

    Shkrimtari, poeti dhe aktori Shpëtim Selmani me poezitë e tij shkund realitetin socio-politik me ndershmëri dhe humor brutal. Me një përdorim të kthjellët të ironisë dhe auto-ironisë, ai pasqyron ngjarjet historike dhe trajton me lehtësi temat që në dukje janë të vështira, duke mos rrëshqitur asnjëherë në sentimentalizëm. Me një lloj sekuencimi të ngjarjeve historike, Selmani tregon se në realitet asgjë nuk ndryshon dhe se historia përsëritet si një farsë. Kjo është gjithashtu poezi e drejtpërdrejt që fillimisht lidhet me traditën Bitnike me mënyrën e të shkruarit dhe formulimin kritik të problemeve socio-politike. Poezitë e Selmanit flasin drejtpërdrejt dhe prandaj na bëjnë që ti reflektojmë shoqëritë në të cilat jetojmë. Poezia e Selmanit nuk është predikuese por kritikë shoqërorë e në një mënyrë që çmonton realitetin. Shkurtimisht, bëhet fjalë për poezi që, pavarësisht referencave dalluese, lundron nëpër peizazhet e poezisë moderne dhe që pas leximit lë mbresa dhe kujtohet gjatë.

    Kristalin e Vilenicës më herëe t kanë fituar edhe dy poete shqiptare, Luljeta Leshanaku më 2009 dhe Blerina Gaxha Rogova më 2015.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark