Shpesh kalojmë gjithë jetën duke kërkuar gjysmën tjetër… pa e kuptuar nëse e ndeshem apo jo të duhurin në rrugën tonë. Shumë prej eksperiencave romantike janë të papërsëritshme, por sa të sigurt jemi që e kemi gjetur shpirtin binjak.
Çfarë e bën një partner të tillë dhe si ta gjejmë pjesën tjetër? Çështja është shumë subjektive, por po t’i referohemi dijes antike dhe okultizmit, situata bëhet edhe më e thellë. Kemi dëgjuar shpesh të flitet për flakën binjake dhe sipas studiuesve të fushës së sipërpërmendur, me të, kuptohet gjysma tjetër e shpirtit, ajo që na plotëson ose që na mungon.
Çdo njëri prej nesh e ka një të tillë dhe besohet që dy gjysmat jetojnë të ndara në rrugë të ndryshme, duke u mishëruar dhe rimishëruar, me qëllim që secila pjesë të marrë eksperiencën e mjaftueshme njerëzore në jetët e ndryshme që do jetojë, përpara se ato të bashkohen sërish.
Koha ideale kur mund të ndodhë ky bashkim është jeta e fundit e tyre në tokë, me qëllim që ata të ngrihen së bashku në nivele të tjera ekzistence. Dhe kjo ndodh kur të dy pjesët kanë arritur ndriçimin.
Kështu që më shumë gjasa kalohet shumë pak kohë me shpirtin binjak, pasi takimi i rëndësishëm ndodh pas një procesi shumë të gjatë dhe çfarë është e rëndësishme, e besoni ose jo, pasi keni jetuar shumë jetë. Gjithë lidhjet e tjera përgjatë jetëve të ndrsyhme mund të thuhet se janë një lloj “praktike” për të gjetur shpirtin binjak, ose lidhjen finale.
Megjithatë thuhet se në të gjitha eksperiencat tona jetësore ne shoqërohemi nga shpirtrat e ngjashëm. Çfarë janë ata sipas studiuesve të shkencave okulte? Ata janë familjarët tanë të cilët na ndihmojnë të rritemi dhe zhvillohemi pavarësisht karmës. Janë njerëzit me të cilët jemi të lidhur në një nivel të caktuar dhe ata me të cilët ne kemi ndarë eksperienca në jetë të ndryshme, si vëllezërit, prindërit, miqtë e ngushtë apo edhe lidhjet romantike.
Në jetët tona ne zhvillojmë shumë lidhje me shpirtrat e ngjashëm dhe ata na ndihmojnë të rritemi shpirtërisht. Sipas dijeve të antikeve, kur lind një shpirt ai krijohet në grup me shpirtra të tjerë, të cilët janë shumë të ngjashëm me frekuencat tona. Dhe pastaj secili nga këto shpirtra ndahet në dy, duke krijuar binjakun.
Ekzistenca e shpirtit binjak nuk përjashton tërheqjet dhe pëlqimet në nivele të tjera, por më i forti është ai i shpirtit tënd binjak. Edhe kur dikush beson që mund të ketë takuar gjysmën tjetër, ndodh për shkak të tërheqjes karmike, diçka që lidhet me dëshirat trupore më shumë sesa me dashurinë hyjnore të binjakëve.
Ajo e vërteta, ndodh në fund të ciklit të jetëve tona në tokë. Për t’u dëshpëruar ? Aspak! Ne jemi bekuar me shansin për të dashuruar në pafundësi. Mos harroni rruga drejt qëllimit është vetëm dashuria!