Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba, ka thënë se nëse skuadra e jep maksimumin ndaj Dinamo Zagrebit atëherë do të marr rezultat pozitiv.
Ballkani pret Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri” të enjten nga ora 18:45.
“Është shumë e rëndësishme që të kemi motivimin maksimal dhe të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv”.
“E dimë forcën e kundërshtarit, por shpresojmë që me ndihmën e tifozëve të bëjmë paraqitje të mirë dhe të marrim rezultatin që duam”.
“Tani kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi edhe kundërshtarët na trajtojnë me më shumë respekt dhe ndjekin paraqitjen tonë të sezonit të kaluar. Ne duam të bëjmë sa më mirë, për të arritur rezultate pozitive dhe për të rritur sa më shumë koeficientin”, ka thënë Zyba.
Ballkani ka humbur ndeshjen e parë në grup ndaj Plzen si mysafir me rezultat 1-0.