×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shqipëria dhe ëndrra e Botërorit: Nga Serbia te Zvicra, gjashtë kundërshtarët e mundshëm në “play-off”

    Insajderi
    10 September 2021 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit e sheh veten pas 6 ndeshjeve në grupin kualifikues të Botërorit 2022, në një pozitë si rrallëherë në parë, në vendin e dytë në grup në këtë pikë të kualifikueseve. Kuqezinjtë kanë në dorë fatin e tyre për të shkuar drejt play-off, në varësi të rezultateve që do të marrin në katër ndeshjet e mbetura. Sigurisht, nuk do të jetë një shëtitje dhe pakkush na sheh favoritë për t’ia dalë para Polonisë apo Hungarisë, por është një mundësi gjithsesi reale. Por kush do të ishin rivalët e Shqipërisë në fazën tjetër.

    Në situatën aktuale, Shqipëria do të renditej në vazon e dytë të skuadrave pjesëmarrëse në play-off, pasi për të bërë ndarjen në vazo, merren vetëm pikët e siguruara me skuadrat nga vendi 1, deri në vendin 5 të çdo grupi. Me pak fjalë, pikët dhe golavarazhi me San Marinon, do të zëroheshin, duke mbajtur Shqipërinë në pjesën e poshtme të tabelës, ku gjendet aktualisht përkrah Norvegjisë, Armenisë dhe Ukrainës, me 2 ekipe të tjera që shtohen nga renditja e përgjithshme e Nations League.

    Aktualisht, në vazon e parë do të kishim si kundërshtarë potencial Serbinë, Rusinë, Suedinë, Skocinë, Zvicrën dhe Republikën Çeke. Të gjitha janë skuadra shumë të forta, për më tepër ndaj të cilave do të luanim në transfertë në ndeshjen teke, sipas formulës së turneut. Kalimi i gjysmëfinaleve të play-off, do të përcaktojë pastaj edhe kundër kujt dhe në cilën fushë do të luhej ndeshja finale për pjesëmarrjen në Botërorin 2022./Panorama/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark