×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria i bën thirrje Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës

    Insajderi
    13 July 2022 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla kujtoi sot ditën e anëtarësimit me të drejta të plotë të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

    Me këtë rast, Nikolla i bëri thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Ajo theksoi se Shqipëria për 27 vjet si anëtare me të të drejta të plota e Këshillit të Evropës, ka shënuar arritje të rëndësishme.“Sot, 27 vjet nga pranimi i Shqipëria si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës. Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në konsolidimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Reformat e rëndësishme që kemi ndërmarrë, sidomos reforma në sistemin e drejtësisë, po kontribuojnë në avancimin për zbatimin e këtyre standardeve”, tha Nikolla në një postim në Facebook.

    “Në këtë ditë të shënuar, Shqipëria u bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për pranimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, u shpreh Nikolla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark