×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria luan si në shtëpi, stadiumi në Kishiniev merr ngjyrat kuqezi

    Insajderi
    17 November 2023 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjithçka gati nga Kishinievi, aty ku Shqipëria luan me vendasit e Moldavisë. Një ndeshje e rëndësisë së veçantë për kuqezinjtë duke qenë se një pikë iu mjafton të besuarve të trajnerit Sylvinho për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit 2024, që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

    Siç raporton “SuperSport”, atmosfera në stadium ndjehet sikur Shqipëria luan në shtëpi me tifozët që janë tejet entuziastë.

    Një bonus i madh ky me tifozët shqiptarë që nuk mungojnë asnjëherë kur thërriten në apel për kombëtaren me shpresën që kuqezinjtë ta mbyllin që sot çështjen e kualifikimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark