Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfoj me rezultat të pastër (2-1) kundër Polonisë.
Jasir Asani kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 38-të falë një eurogoli nga distanca e largët. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë me epërsinë e vendasve.
Golin e dytë dhe të epilogut përfundimtar për Shqipërinë e realizoi sulmuesi gjilanas Mirlind Daku në minutën e 62-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.
Vlen të përmendet se përkrahja në tribuna për kuqezinjtë e Sylvinhos ishte e madhe me mbi 20 mijë shikues të pranishëm në shkallët e stadiumit
Me këtë fitore Kombëtarja e Shqipërisë kalon në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë.