×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria merr fitore të madhe në ‘Air Albania’, mposht Polonin – merr vendin e parë në Grupin E

    Insajderi
    10 September 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfoj me rezultat të pastër (2-1) kundër Polonisë.

    Jasir Asani kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 38-të falë një eurogoli nga distanca e largët. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë me epërsinë e vendasve.

    Golin e dytë dhe të epilogut përfundimtar për Shqipërinë e realizoi sulmuesi gjilanas Mirlind Daku në minutën e 62-të, vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë.

    Vlen të përmendet se përkrahja në tribuna për kuqezinjtë e Sylvinhos ishte e madhe me mbi 20 mijë shikues të pranishëm në shkallët e stadiumit

    Me këtë fitore Kombëtarja e Shqipërisë kalon në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark