×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shqiprim Arifi: Le ta dijë gjithë bota mbarë, se Albin Kurti ka përçarë shqiptarë

    Insajderi
    13 December 2023 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Le ta dijë gjithë bota mbarë, se Albin Kurti ka përçarë shqiptarë“, kështu po deklaron kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, shkruan Insajderi.

    Arifi e ka quajtur përçarës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Arifi thotë se Albin Kurti ka përçarë shqiptarët.

    “Për të kapur një analogji dhe përshtatur poezisë së Gjergj Fishtës dhe realitetit të sotëm: Dhe le ta dijë gjithë bota mbarë, se Albin Kurti ka përçarë shqiptar!”, shkroi ai.

    Ky reagim i tij vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje, partia që drejton kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë haptas në mbështetje listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark