Ka përfunduar përballja e sontme mes Robin Krasniqit dhe Dominic Boselit.
Sonte, boksieri nga Kosova e ka zhvilluar rimeçin ndaj gjermanit, Dominic Bosel.
Pas 12 rundesh, triumfues ka dalur të jetë Dominic Boesel.
Përkundër humbjes, Krasniqi kishte përkrahje të madhe në tribuna, derisa në një foto shihen disa shqiptarë edhe tupanë brenda stadiumit.
Dyshja ishin përballur mes vete në tetorin e vitit të kaluar, ku triumfues ishte Krasniqi.
Ndryshe, kjo përballje është zhvilluar në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë dhe ishte e vlefshme për kategorinë IBO.