×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët konsumuesit më të mëdhenj të ullirit në botë

    Insajderi
    10 February 2017 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria renditet një ndër vendet me konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë, me 10.7 kilogram për frymë në vit, bën të ditur raporti i Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit.

    Shqiptarët lënë pas në renditje, me diferencë të theksuar vendet e tjera si Algjeria, me 6.2 kilogramë për frymë,  por edhe Spanjën që njihet si prodhuesi më i madh dhe konsumatori më i madh i ullirit.

    Në Raportin e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, anëtare e të cilit është edhe Shqipëria,  thuhet se, në Shqipëri konsumohen 31 mijë tonë ullinj në vit, dhe në raport me popullsinë, kjo e bën vendin më të madh konsumator të ullirit në botë.

    Grekët ndërkohë konsumojnë vetëm 1.8 kilogramë në vit. Në Evropë, konsumi i ullirit është dyfishuar pas viteve 90-të, nga 300 mijë tonë në rreth 600 mijë tonë. Një raport tjetër i këtij këshilli i disa muajve më parë, theksonte se, industria e vajit të ullirit është në krizë në rang global dhe se Shqipëria është një ndër tre vendet  e vetme në botë, ku projektohet të mos ketë rënie të prodhimit gjatë këtij viti, përkundrazi. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark