×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarëve të Luginës iu mundësohet blerja e pronave në Kosovë

    Insajderi
    24 January 2024 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqiptarët e Luginës nga sot mund të blejnë prona në Kosovë. Kjo iu mundësohet pas ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë.

    Me miratimin e projektligjit, ministrja Albulena Haxhiu tha se tash shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë.

    “Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark