×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari në gjendje të dehur tenton ta vrasë kunatin në Greqi

    Insajderi
    16 November 2023 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shqiptar 39-vjeçar në Selanik, ka tentuar ta vrasë kunatin e tij 37-vjeçar në zonën e Lagadës.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku 39-vjeçari nën efektin e alkoolit dhe me armë gjahu, ka qëlluar në drejtim të 37-vjeçarit, pa mundur ta plagosë.

    Kur 39-vjeçari u rrethua nga policia, qëlloi me armë në ajër dhe u fut në oborrin e një kishe. Pavarësisht rezistencës së fortë, u bë i mundur arrestimi i tij nga autoritetet greke.

    Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e Lagadas. 37-vjeçari mbante një rrip gjuetie të mbushur me gëzhoja të llojeve të ndryshme, i cili gjithashtu u sekuestrua./TCh

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark