×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari në Greqi e rrah dhe e drogon partneren për t’i dhënë fund shtatzënisë

    Insajderi
    22 February 2024 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Zakunths të Greqisë, pasi ka detyruar partneren e tij me dhunë të ndërpriste shtatzëninë.

    Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.

    Shqiptari e ka lidhur, e ka dhunuardhe e ka detyruar të marrë kokrra për abort.

    Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar.

    Shqiptari do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark