×
  • Showbiz
  • Show

    Shqiptarja “çmend” rrjetin, kush është sozia e modeles së njohur Bella Hadid

    Insajderi
    06 November 2023 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dori Selimi është sozia e modeles së njohur, Bella Hadid, e cila “po çmend” Kosovën. Ajo ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me yllin e famshëm, aq sa në videot në Tik Tok të gjithë e kanë ngatërruar me të.

    Dori ka folur më shumë për jetën e saj. Ajo ka zbuluar se merr jashtëzakonisht mesazhe nga njerëzit, të cilët e krahasojnë me Bella Hadid dhe kjo ka bërë që të kthehet akoma më virale.

    “Unë jam 25 vjeç, i kam bërë në tetor. Unë kam dashur të bëj një ndryshim dhe i kam lyer. Kam dashur ti bëj të kuqe për një kohë të gjatë, por donin përkushtim, përkujdesje prandaj kam hezituar.

    Kam marrë shumë mesazhe, shumë komente nga njerëzit, pasi kam postuar një video. Punoj për një linjë ajërore, por nuk mund të flas më shumë. Sakaq, në Tik Tok më pëlqen të ndajë këshilla me vajzat për flokët, për kremrat”, tha Dori/ABC news/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark