×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtëpi të re dhe bursë çdo muaj – Mjaftuan 20 minuta që të merret vendimi për ndihmë ndaj studentit të shkëlqyeshëm

    Insajderi
    03 May 2024 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi raportoi më herët për një rast emocionues në Kaçanik, ku një student i shkëlqyeshëm i Fakultetit të Mjekësisë jeton në kushte të rënda.

    Mjaftuan 20 minuta që ky rast i rëndë të merrte epilog pozitiv.

    Tashmë Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë vendim për ndërtimin e shtëpisë së re për studentin e ri që jeton bashkë me dy prindërit e tij.

    Përveç kësaj, një mërgimtar ka marrë vendim që të ndajë çdo muaj bursë për të riun kosovar.

    Kjo u bë e ditur në një njoftim të Agon Zhinipotokut.

    Njoftimi i plotë:

    Qe për çka duhet me qenë krenar që je shqiptar❤️

    Studentit kaçanikas për 20 minuta po ju ndryshohet jeta, pasi shkruajta për kushtet ku jeton, më preku në shpirt, e postova në faqen time.

    Halil Kastrati❤️do t’ia ndërtoj shtëpinë komplet të re

    Një djal i ri ferizajas në mërgatë më tha “derisa të hyn në punë si mjek unë do të ja jap një bursë çdo muaj”

    Sa ditë e mbarë sot, shqiptarët janë njerëzit më të mirë në bamirësi, ja qita pikën për këtë punë❤️❤️❤️

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark