×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

    Insajderi
    08 June 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë raportin vjetor për statistikat të ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të pajisura për luftim.

    Aty theksohet se SHBA vazhdon angazhimin për të penguar armiqësitë.

    Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë me forca në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar armiqësitë e ripërtërira në Kosovë”, thuhet në raport.

    Në mesin e 3,800 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vazhdon raporti i Shtëpisë së Bardhë, përafërsisht 591 prej tyre janë ushtarë amerikanë.

    Ndërkaq numri i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të caktuara ose dislokuara në vendet tjera të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Evropë, duke përfshirë ato të vendosura për të siguruar aleatët e SHBA-ve dhe për të penguar agresionin e mëtejshëm rus në Ukrainë, është 80 mijë.

    Ky raport flet për aktivitetet ushtarake të SHBA-ve në luftim të terrorizmit si dhe operacionet në Kosovë në bashkëpunim me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark