×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Shtëpia e biznesmenit nga Ferizaj bëhet cak i hajnave, dyshohet se ia vodhën 85 mijë euro para kesh

    Insajderi
    17 July 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’ në Ferizaj. Shtëpia e një biznesmeni ka qenë cak i hajvan ndaj të cilit raportohet se i kanë vjedhur rreth 85 mijë euro para të gatshme.

    Sipas njoftimit të policisë, një person ende i pa identifikuar, me forcë, ka hyrë brenda shtëpisë së të dëmtuarit dhe ka vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente dhe stoli ari.

    Viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë  me para, disa dokumente si dhe stoli ari. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori“, njofton policia.

    Bëhet fjalë për shtëpinë e pronarit të fabrikës “Minex” në Ferizaj, Qendrim Imerit.

    Sinjal raporton se Qendrim Imeri, ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 85 mijë euro para të gatshme.

    Policia është në kërkim të personit, por deri me tani ende nuk është identifikuar. /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark