×
  • Lajme
  • Aktuale

    Shtetasi i Shqipërisë tenton ta dhunojë një vajzë në Prizren

    Insajderi
    24 July 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtetas nga Shqipëria ka tentuar ta dhunojë një vajzë në Prizren.

    Kjo është bërë e ditur në bazë të raportit policor të 24-të orëve të fundit.

    Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

    Raporti policor:

    Prizren 21.07.2023 – 17:00. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë ishte sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedurë hetimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark