×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtetasi polaki sulmon dy zyrtar policor në Aeroportin e Prishtinës

    Insajderi
    13 August 2023 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një shtetas polak në Aeroportin e Prishtinës, dje rreth orës 14.

    Sipas raportit të PK-së, i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje.

    Rasti “sulm ndaj personit zyrtar” është në procedurë hetimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark